Gol dhe asistim nga Bernard Berisha në fitoren e pastër të Akhmat Groznyt

Akhmat Grozny ka regjistruar fitore ndaj Krylya Sovetov, në kuadër të javës së 28-të në Premierligën e Rusisë.

Akhmat Grozny triumfoi në udhëtim me rezultatin e pastër 0:2.

Bernard Berisha kontribuoi me një asistim edhe një gol në fitoren e skuadrës së tij.

Reprezentuesi i Kosovës fillimisht asistoi te goli i Mohamed Konata (45+1′), e më pas shënoi në minutën e 62-të për të vulosur fitoren e Akhmat Groznyt.

Berisha tani numëron tre gola dhe gjashtë asistime në elitën e futbollit rus.

Akhmat Grozny pas kësaj fitore ka 35 pikë dhe renditet në pozitën e dhjetë në tabelë.


Shtuar 10.05.2024 17:52