Goal.com zbulon favoritët për Topin e Artë

Padyshim që Topi i Artë është çmimi më i lartë individual që një lojtar mund të fitojë në mënyrë që të shpërblehet për vitin e tij të jashtëzakonshëm.

Kemi pasur kandidatura mjaft të forta këtë vit dhe sigurisht që mund të mos ketë përfunduar ende, pasi ka një diferencë nga shtatori në dhjetor, megjithatë shumë janë sqaruar.

Sigurisht që disa lojtarë e meritojnë të jenë në diskutim për më të mirin e këtij sezoni dhe “ Goal ” ka krijuar një listë, në të cilën megjithatë ka një favorit të madh.

Konkretisht, e vendos fillimisht Killian Mbbape në vendin e 5-të, me 48 gola dhe 31 asistime në një vit, ndërsa fitoi si Ligue 1 ashtu edhe Ligën e Kombeve .

Në vendin e 4-rt kemi Lewandowskin që ishte magjik dhe largohet pas disa vitesh nga Bayern Munich, teksa u ndal në 56 gola dhe 11 asistime.

Një vend më lart është Mohamed Salah , i cili mund të ketë humbur në finalen e Ligës së Kampionëve , por shënoi 33 gola dhe dhuroi 19 asistime, duke fituar Kupën FA dhe Kupën e Ligës.

Në vendin e dytë për Topin e Artë është bashkëlojtari i tij në Liverpool , Sandio Mane, i cili mesa duket nuk do të vazhdojë më në skuadër.

Ai fitoi të njëjtat tituj kolektivë si egjiptiani, megjithatë në kurriz të tij fitoi edhe Kupën e Afrikës , por edhe u kualifikua në Kupën e Botës.

Ai e mbylli këtë sezon me 29 gola dhe 5 asistime, por askush nuk duket se mund të prekë të parin.

Ku nuk është askush tjetër veç Karim Benzema, i cili kishte një ëndërr për një vit me Real Madridin dhe Kombëtaren e Francës.

Francezi e përfundoi sezonin me 47 gola dhe 15 asistime, ndërsa fitoi Ligën e Kampionëve, La Ligën, Ligën e Kombeve dhe Superkupën e Spanjës.

Ndoshta do t’i duhet të punojë shumë për të humbur çmimin e sivjetshëm, i cili me të drejtë i takon me atë që bëri këtë vit, sidomos në Champions.


Shtuar 4.06.2022 16:18