Vetëm dy ditë larg nga finalja e Kupës së Botës, ku e diela do të ketë vëmendjen totalisht te ndeshja Argjentinë-Francë.
Franca ka një synim, të mbrojë titullin, ndërsa Argjentina të fitojë të parin që prej vitit 1986. Olivier Giroud është i vetëdijshëm për rrezikun që Franca pret ndaj Argjentinës, por ai tha se kombëtarja e tij nuk do ta lejojë Messin të bëjë performancën e tij më të mrië.
“Messi është një lojtar fantastik, por ne nuk do ta lejojmë atë që të shijojë natën më të mirë që ai mund të ketë. Ne duam ta fitojmë këtë ndeshje dhe Kupën e Botës dhe do të provojmë çdo gjë për ta ndalur atë.
Nuk është vetëm një Messi në atë skuadër. Ata kanë lojtarë të mirë të cilët punojnë për ekipin. Për këtë arsye ata janë shumë të fortë”, theksoi Giroud./albeu.com