Forcat e armatosura të Koresë së Jugut dhe Japonisë raportuan se Koreja e Veriut ka kryer lëshimin e një rakete balistike drejt Detit Lindor, i cili në gadishullin Korean njihet edhe si Deti i Japonisë.
Të lidhura
None found
Ministria japoneze e Mbrojtjes bëri të ditur se raketa përfundoi në det, jashtë Zonës Ekonomike Ekskluzive (EEZ) të Japonisë.
Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut deklaroi se lëshimi u krye nga zona e Wonsanit.
Ngjarja ndodhi disa ditë pasi Pheniani i përshkroi si “të pabaza” pretendimet e Seulit se minat e vendosura nga Koreja e Veriut në Zonën e Demilitarizuar (DMZ) kishin shkaktuar plagosjen e rëndë të ushtarëve të Koresë së Jugut.
Po ashtu, Koreja e Veriut ka refuzuar kërkesën e Seulit për të kërkuar falje për incidentin.
