Protestat e nxënësve të shkollave të mesme vijuan edhe të premten në Francë, ku situata mbeti e tensionuar. Gjatë kësaj dite, autoritetet arrestuan 1,747 persona, ndërsa numri total i të ndaluarve që prej së hënës ka kaluar shifrën 5,000.
Të lidhura
None found
Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, deklaroi se protestat u zhvilluan pranë 735 shkollave, një shifër rreth 30% më e ulët krahasuar me ditët paraardhëse. Ai bëri të ditur gjithashtu se në afërsi të 158 shkollave pati episode dhune, ku u përfshinë forcat e rendit, mësues, gazetarë dhe kalimtarë.
Lëvizja protestuese nisi më 17 shtator në rajonin e Parisit, për shkak të kushteve në shkolla dhe mungesës së fondeve për arsimin. Më pas, ajo u shtri në pjesë të ndryshme të vendit dhe u shoqërua me incidente në disa qytete.

Pas takimit me organizatorët, ministri i Arsimit, Edouard Geoffrey, njoftoi se do të vihet menjëherë në zbatim një plan veprimi për përshpejtimin e zëvendësimit të mësuesve, veçanërisht në klasat e para dhe të fundit.
Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme u ka bërë thirrje të rinjve të vijojnë protestat dhe të marrin pjesë në demonstratat e planifikuara për të martën. Për mobilizime, përfshirë grevat, kanë bërë thirrje edhe sindikatat e mësuesve.
Gjatë tubimeve të së premtes u shënuan edhe përplasje të dhunshme. Në La Ciotat, autoritetet raportuan se një mësues u lye me benzinë dhe më pas u sulmua nga dy persona.

Situata u përshkallëzua gjithashtu në Strasburg dhe Paris, ku të rinjtë u përleshën me policinë. Në Strasburg, forcat e rendit hynë në një kampus universitar pas kërkesës së rektorit.
Amnesty International denoncoi përdorimin e forcës ndaj nxënësve protestues dhe kërkoi që policia franceze të pezullojë përdorimin e pajisjeve LBD.
Ndërkohë, të premten qëndruan të mbyllura rreth 400 shkolla të mesme nga 3,700 që ndodhen në të gjithë vendin. Dëmet e shkaktuara në institucionet arsimore pritet të arrijnë në disa milionë
