Gazzetta dello Sport: Lukaku i gatshëm të ulë pagën, tre kushtet për një rikthim te Interi

Një nga pasojat e luftës në Ukrainë në botën e sportit është se llogaritë bankare të Chelsea u ngrinë pasi qeveria britanike sanksionoi rusin Roman Abramovich.

Rreziku i një paralize të vërtetë financiarë është  aktive dhe mundësia për të parë Romelu Lukaku me fanellën e Interit është e mundur. Sipas “Gazzetta dello Sport”, klubi zikaltër është i vëmendshëm për këtë situatë.

Sidoqoftë, që Lukaku të kthehet te zikaltërit, duhet të ndodhin tre kushte në të njëjtën kohë. E para është se Abramovich duhet të shesë klubin e Chelsea. Kjo gjë për shkak se Marina Granovskaia, e plotfuqishmja e Bluve, nuk do të pranonte kurrë një shitje me kosto të ulët, pasi e solli belgun në Londër për 113 milionë euro.

Kushti i dytë është modaliteti i marrëveshjes, i cili duhet të jetë huazim. Interi nuk është në gjendje të bëjë një investim të kushtueshëm, veçanërisht për një lojtar që do të mbushë 29 vjeç.

Kushti i tretë dhe i fundit lidhet me uljen e pagës. Sot sulmuesi belg fiton 12,5 milionë euro te Chelsea. Për t’u kthyer në Milano, atij do t’i duhet të reduktojë ndjeshëm rrogën e tij, duke pranuar të kthehej për të fituar pak a shumë atë që mori në Milano përpara se të fluturonte në Londër, 7,5 milionë euro plus bonuse.

Lukaku e konsideron këtë lëvizje pasi nuk është i lumtur te Chelsea, dhe Inter nuk e ka mbyllur derën për të, ka shkruar “Gazzetta dello Sport”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.03.2022 10:07