Gavi nuk di t’i lidhë atletet, e ndihmojnë shokët (FOTO LAJM)

Ylli në rritje i Barcelonës, Gavi, ka qenë një nga të paktët me performancë për t’u mbajtur mend në një sezon të vështirë për katalanasit, por tifozët kanë vënë re se spanjolli luan me këpucë të palidhura.

Ka pasur shumë spekulime se përse ai luan pa i lidhur lidhëset. Por gazetari Marc Marba Prats ka shpjeguar arsyen e vërtetë, që është fare e thjeshtë ai nuk di si t’i lidhë ato.

“Gavi ka luajtur me lidhëse të zgjidhura qëkur ishte shumë i vogël, sepse nuk di t’i lidhë mirë”, shkroi ai. “Atij nuk i intereson dhe luan ashtu”.

Shpesh e ndihmojnë bashkëlojtarët, por duket sikur vështirësia e Gavit nuk ka marrë ndonjë simpati nga të gjithë.

Kolegu i tij në ekip, Nico Gonzalez, postoi një fotografi, duke e ndihmuar të riun t’i lidhte këpucët, me mbishkrimin: “Koha për të mësuar…”.

Ndërsa, në El Clasicon e zhvilluar në tetor, Gavi kishte lidhur këpucën e majtë dhe të zgjidhur të djathtën, duke ngritur zëra se ndoshta një besëtytni ishte motivi pas kësaj shprehie.

Image

Image


Shtuar 13.01.2022 20:43

Tags: ,