Stavro Pilo, vijon të jetë në formë të shkëlqyer me AEK-un e Athinës. Mbrojtësi i majtë ishte protagonist në fitoren 3-0 ndaj Kifisia të dielën, ku dhuroi një asist të bukur.
Në minutën e 26-të, ai avancoi në krahun e majtë dhe pas një kontrolli të saktë të topit, shërbeu në mënyrë perfekte për shokun e skuadrës, duke kontribuar në golin e tretë të takimit.
Falë performancës fantastike në ndeshjen e fundit, Pilo është përfshirë në formacionin më të mirë të javës nga mediat greke.
Trajneri Silvinjo pritet të ketë “armë” shtesë në repartin e mbrojtjes, aty ku Shqipëria ka qenë e “blinduar” në kualifikueset e Botërorit, duke qenë një skuadër që pëson shumë pak. Pilo feston ftesën te Shqipëria në mënyrën më të mirë të mundshme.

