Momente paniku për tre të rinj në Devoll, makina del nga rruga dhe përfshihet nga flakët (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Hocisht-Gracë, bashkia Devoll, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke u përfshirë më pas nga flakët.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, ndërsa në automjet udhëtonin edhe dy të rinj të tjerë.

Të lidhura

None found

Si pasojë e aksidentit, ata kanë pësuar lëndime, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Momente paniku janë regjistruar menjëherë pas përmbysjes, kur mjeti ka marrë flakë, duke rrezikuar seriozisht jetën e tre të rinjve.

Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë ndërhyrë menjëherë, duke i nxjerrë në kohë nga automjeti që digjej.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Bashkisë Devoll, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

 


Shtuar 14.04.2026 09:59