Flakët përfshijnë një apartament në qendër të qytetit të Elbasanit, ndërhyjnë zjarrfikëset (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm, një apartament është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Elbasanit, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i 1 Majit”, ku sipas burimeve paraprake zjarri ka shpërthyer brenda një shtëpie private.

Të lidhura

None found

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur mjetet dhe efektivët e shërbimit zjarrfikës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit në apartamentet përreth.

Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk ka ende informacion zyrtar për persona të lënduar.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 14.04.2026 08:58

Tags: ,