Freuler del në mbrojtje të Xhakës, ndërsa te Zvicra shtohen zërat për tensione në kampin e Kupës së Botës

Mes aludimeve gjithnjë e më të shumta për klimën brenda kampit të Zvicrës në Kupën e Botës 2026, Remo Freuler ka reaguar në mbështetje të kapitenit Granit Xhaka, pas raportimeve që e kanë cilësuar atmosferën në skuadër si “toksike”.

Pas barazimit 1–1 ndaj Katarit, Xhaka kërkoi më shumë nga ekipi, duke deklaruar: “Mund të flisni shumë. Tani duhet të japim rezultate të mira”.

Të lidhura

None found

Disa media i lexuan këto deklarata si shumë të forta, ndërsa në raportime u pretendua se një pjesë e lojtarëve nuk ndiheshin rehat në atë ambient.

Megjithatë, Freuler i ka mohuar qartë këto pretendime dhe ka theksuar se kritika e drejtpërdrejtë është e domosdoshme brenda grupit.

“Ne gjithashtu duhet të jemi kritikë. Nëse prisni të mposhtni Katarin dhe të barazoni vetëm 1-1, atëherë duhet ta shohim veten me ndershmëri”.

“Duhet të jesh në gjendje të flasësh për gjëra të ndryshme. Nëse ke problem me këtë, atëherë ndoshta je në vendin e gabuar në futboll”, ka thënë Freuler.

Tashmë, Zvicra po përqendrohet te përballja e ardhshme në Kupën e Botës kundër Bosnjës dhe Hercegovinës, me fokusin që rikthehet sërish te ndeshja në fushë.

Takimi është planifikuar të luhet sot (e enjte), duke nisur nga ora 21:00.


meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabet