Fjalët e para si lojtar i Juventus, Di Maria: Jam këtu për të fituar tituj

Angel di Maria është prezantuar te Juventusi ditën e sotme, i cili u largua nga PSG, teksa tashmë do të mbajë veshur fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

Ish-mesfushori i PSG ka thënë edhe fjalët e parë të tij pas rikthimit te bardhezinjtë, teksa ka theksuar se atij nuk i pëlqen të humbasë dhe se do të fitojë me çdo kusht.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që munda të vesh këtë fanellë. Të gjithë më kanë pritur me ngrohtësi. Ka ardhur i zakonshmi Di Maria që do të fitojë me çdo kusht dhe që nuk i pëlqen të humbasë.

Ky klub më ka zgjedhur sepse si ata edhe unë, duam gjithmonë që të fitojmë. Mendoja që të kthehesha në Argjentinë, por në futboll gjithçka ndryshon. Do mundohem të jap maksimumin. Jam i fokusuar te Juventusi, kombëtarja vjen më pas, nuk mendoj që të përfitoj nga Juve për kombëtaren.

Jam këtu për të fituar sa më shumë tituj të jetë e mundur”, ka thënë Angel Di Maria në konferencën e prezantimit si lojtari i ri i Juventusit. /h.ll/albeu.com


Shtuar 11.07.2022 16:13