Finalja e Champions, Robertson: Reali ka historinë por edhe ne jemi të fortë

Në konferencën për shtyp përpara finales së madhe e cila do të luhet nesër mes Liverpoolit dhe Real Madrid, Andy Robertson, mbrojtësi i Liverpool ka folur për shtypin.

“Nuk kam asnjë shqetësim, kemi një kundërshtar fantastik përballë nesh. Unë dhe i gjithë ekipi do të japim maksimumin për të fituar.”

A ka ndonjë ndjenjë nga finalja e Kievit 2018?

“Jo, vitin tjetër fituam Champions League. Ne kemi një shans për t’u hakmarrë, por Kievi është shumë në të kaluarën, tani jemi të fokusuar në këtë ndeshje. Ne duam të fitojmë trofeun.”

Real Madrid e ka fituar prej kohësh kampionatin dhe janë më të shplodhur

“Ata kishin një përgatitje më të relaksuar, ata fituan Ligën e tyre tre javë më parë. Në një sezon ne duam të fitojmë gjithçka, kemi luftuar dëmtimet, problemet, kemi besim. Për konkurrencën tonë, ishte një sezon fantastik deri në ndeshjen e fudnit. Nesër do të përpiqemi të fitojmë.”

Mbi kundërshtarët

“Kemi luajhtur kundër shumë lojtarëve, nuk mund të bëjmë shumë ndryshime, ndoshta mentaliteti duhet më shumë se sa pjesa tjetër. Pastaj përpiqesh të përshtatesh, por është normale kur ka lojtarë të fortë përpara.”

Në titullin e humbur ndaj City

“Natyrisht që e diela ishte një slitë, ne morëm kohë për të kapërcyer zhgënjimin. Natyrisht që ka pasur zhgjënjim, por kjo është një ndeshje më e rëndësishme. Të gjithë jemi të emocionuar, të përgatitur mendërisht dhe fizikisht.”/ h.ll/albeu.com