FIFA mbështet UEFA-an: Nuk pranojmë krijimin e një Superlige

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka konfirmuar që do mbështesin UEFA-n lidhur me krijimin e Superligës Evropiane.

Superliga Evropiane u formua nga 12 gjigantë evropianë, por nuk u aprovua nga UEFA, këta të fundit kërkojnë që klubet që janë pjesë e kësaj lige të përjashtohen nga të gjitha garat ndërkombëtare.

Edhe FIFA e mbështet UEFA-n dhe këtë e ka konfirmuar presidenti Infantino.

“Te FIFA, ne nuk pranojmë krijimin e Superligës. Ligë që është private dhe thyen rregullat. Nuk ka dyshime në qëndrimin e FIFA-s. Mbështesim plotësisht UEFA-n”, deklaroi ai.

Kujtojmë se Superliga u formua nga 12 klube, tri nga La Liga, gjashtë nga Premierliga dhe tri nga Seria A.

Shtuar 20.04.2021 11:04