Mbani frymën! Kush është kandidatja që po djeg Instagramin me foto provokuese (FOTO LAJM)

Vajza që shikoni në galerinë e bashkëngjitur lajmit kandidon për deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Anita Dervishi është kandidate për deputete në qarkun e Durrësit për partinë e kreut të Konservatorëve Kujtim Gjuzi, i cili është regjistruar në KQZ me “Aleanca Bashkimi Popullor ABEOK”.

Kandidatja për deputete ka bërë fushatë edhe në rrjetet sociale, ku në Instragram, bien në sy pak postime që të kenë lidhje me aktivitetin politik dhe fushatën.

Ajo që bie lehtësisht në sy janë fotot e Anita Dervishit, me poza dhe veshje provokuese dhe ku nxjerr në pah linjat trupore.

Por jo vetëm kaq, Anita duket qartë që ka probleme me drejtshkrimin pasi në postet në Instagram duke mungesa e ë në emrin e qytetit të Fushë Krujës apo shënimi i emrit Shqipëri me sh të vogël. /albeu.com/

 


Shtuar 20.04.2021 11:18