Fenerbahçes e José Mourinhos iu afrua mrekullisë në Europa League, por i mungoi një gol që të bëjë përmbysjen e madhe.
Turqit fituan 2-0 kohën e rregullt në transfertë përballë Rangers dhe më pas u eliminuan me penallti, por pas ndeshjes trajneri portugez iu rikthye sërish vendimeve të arbitrimit, duke kujtuar finalen e Europa League të luajtur në Budapest (2023), që Roma e tij humbi pas penalltive:
Të lidhura
None found
“Nuk mund të them se çfarë po kaloj sepse nuk dua të ndëshkohem nga UEFA. Shpresoj që ajo që na ndodhi në Evropë këtë vit të mos jetë rezultat i finales së luajtur në Budapest….
Shpresoj të jenë gjëra të zakonshme, që të mos kenë lidhje me këtë. Ndeshja kundër United, penalltitë, këto që ndodhën sot.
Arbitri i VAR-it është një nga më të mirët në botë dhe nuk pa tre penallti. Shpresoj që të jetë vetëm fat i keq”, ka thënë mes të tjerash portugezi.
