Federico Chiesa te Liverpool për 13 milionë euro

Federico Chiesa ka zgjedhur Liverpoolin. Pas përfshirjes së kuqezinjve në orët e fundit, dhe darkës mes Giuntolit dhe agjentit të lojtarit, sulmuesi i Juventusit vendosi të transferohej në Angli, duke i dhënë dritën jeshile transferimit.

Juventus dhe Liverpool kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit, i cili tashmë është nisur drejt Anglisë gati për të nisur aventurën e re me skuadrën e Arne Slot.

Të lidhura

None found

Dy klubet kanë arritur një marrëveshje me një shumë prej 13 milionë euro plus bonuse, me sulmuesin që nënshkruan një kontratë katërvjeçare me një pagë 5 milionë në vit.

Chiesa, i cili ka disa kohë që është jashtë projektit të Juventusit, u largua nga Caselle drejt Liverpool-it: “Jam shumë i lumtur që filloj këtë aventurë të re. Doja t’u them lamtumirë tifozëve të Juventusit: faleminderit për dashurinë për këto vite, unë do ju mbaj në zemrën time”.

“Më vjen keq që largohem nga Juventusi, por jam i lumtur për këtë aventurë të re, familja ime dhe unë mezi presim”, fjalët e tij të para për gazetarët e pranishëm. Largimi i tij, ndoshta i kombinuar me atë të Kostic, do të hapte dyert për një shtesë të re.


Shtuar 28.08.2024 18:25