EURO 2024/Dardanët vendos sot kualifikimin në sfidën përballë Zvicrës

Kombëtarja e Kosovës, do të përballet me Zvicrën në Bazel në kuadër të kualifikiuese për EURO 2024. Dueli mes zviceranëve dhe dardanëve është shumë i rëndësishëm në garën për kualifikim në Evropianin e ardhshëm.

Kombëtarja e Kosovës ende ka gjasa për kualifikim, ndaj skuadra në duel me Zvicrën pritet të japë më të mirën. Në këtë duel, Dardanët do të jenë në fushë pa disa lojtarë për shkak të lëndimeve përfshirë edhe Vedat Muriqin, njofton RTK.

Trajneri i Dardanëve, Primozh Gliha, dje në konferencën e fundit të dhënë për media, tregoi se të besuarit e tij, do të japin më të mirën kundër Zvicrës.

Ndeshja Zvicër-Kosovë fillon në orën 20:45./albeu.com


Shtuar 18.11.2023 13:32