Kanë përfunduar 45 minutat e para mes Uellsit dhe Danimarkës në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Euro 2020.
Uellsi e nisi më mirë ndeshjen, me Bale që shkoi pranë golit, por Danimarka nisi dalëngadalë të marrë territor.
Në minutën e 27’ talenti Dolberg shënoi një super gol me një goditje nga distanca.
Më këtë gol do të mbyllej edhe pjesa e parë. /albeu.com/