Ndërsa pritet të luhen ndeshjet e fundit të fazës në grupe (D, E dhe F), 11 nga 16 ekipet e mundshme kombëtare tashmë janë kualifikuar në raundin tjetër të Kampionatit Europian. Tashmë hyjmë në 1/8 finale, ose në turin e “nokatit”, me eliminim direkt.
Në grupin e axurrëve, të cilët do të përballen me Austrinë në raundin tjetër, gjithashtu Zvicra dhe Uellsi avancojnë më tej. Pastaj Hollanda dhe Belgjika, të cilët ashtu si skuadra e Roberto Mancini e përfunduan fazën e grupeve me pikë të plota. Kësaj liste i shtohen edhe Anglia, Franca, Danimarka, Çekia dhe Suedia
Euro 2020”, ja programi i 1/8 finale:
Uells – Danimarkë (e shtunë, ora 18:00, Amsterdam).
Itali – Austri (e shtunë, ora 21:oo, në “Wembley”).
Hollandë – e treta D, E ose F (e diel, ora 18:00, Budapest).
Belgjikë – Zvicër, ose e treta D, E apo F (e diel, ora 21:00, Seville).
E dyta D – e dyta E (e hënë, ora 18:00, Kopenhagë).
E para F – Zvicër ose e treta B apo C (e hënë, ora 21:00, Bukuresht).
E para D – e dyta F (e martë, ora 18:00, “Wembley”).
E para E – Zvicër ose e treta B, C apo D (e martë, ora 21:00, Glasgow)