Kombëtarja e Italisë ka fituar Kampionatin Evropian pasi mposhti Anglinë pas ekzekutimit të penalltive.
“Azzurët”, mbrëme kanë fituar për herë të dytë në ‘Euro’ që pas trofeut të parë të marrë në vitin 1968.
Pas përfundimit të ndeshjes finale UEFA shpalli lojtarin më të mirë të turneut, ai është Gianluigi Donnarumma.
Donnarumma ishte njëri ndër më meritorët në këtë sukses të Italisë.
Portieri ishte fantastik në pritjen e penalltive në dy ndeshjet e fundit ndaj Spanjës dhe Anglisë, kështu me plot meritë shpallet futbollisti më i mirë i këtij Kampionati Evropian.