Mesfushori danez, Christian Eriksen është gati të kthehet në fushë dhe këtë do ta bëjë në një nga ligat më të forta, Premier League.
Sipas “Sky Sport”, Eriksen pasi shkëputi kontratën me Interin, ka lidhur një marrëveshje 6 mujore me Brentford.
Testet mjekësore të mesfushorit kanë kaluar me sukses dhe 29-vjeçari do të bëhet futbollisti i parë që do të luaj në ligën kryesore angleze me defibrilator të implantuar./albeu.com