Enrique zbulon bisedën që pati me Sergio Ramos pasi e la jashtë EURO 2020

Selektori i Spanjës, Jose Enrique ka folur për mos thirrjen e Sergio Ramos në Kombëtaren spanjolle.

Kjo ishte hera e parë në histori të Kombëtares spanjolle që asnjë lojtar i Real Madridit nuk është thirrur. Në fakt, që prej themelimit të Kombëtares, aty ishte së paku një lojtar i Real Madridit.

Këtë herë, Sergio Ramos, Odriozola, Lucas Vazquez, Marco Asensio dhe Dani Carvajal nuk janë thirrur nga Enrique.

Enrique tregoi se ai pati një bisedë me Ramos ditën e djeshme dhe i komunikoi lajmin, të cilin sipas tij ishte një vendim i vështirë, por që u morr për të mirën e skuadrës.

“Ju duhet të merrni vendime të bazuara në kritere dhe paraqitje. Do të doja të flisja për Sergio Ramos natyrisht, sepse ai nuk ka qenë në gjendje të luajë që nga janari në kushtet normale dhe nuk ka qenë e lehtë”, tha ai.

“Dje pata mundësinë t’ia komunikoj lajmin. Ishte vështirë, më jep një ndjenjë të keqe sepse ai është dikush që ka qenë gjithmonë në nivelin më të lartë, por unë mendoj se ky vendim ishte për të mirën e grupit”, shtoi ai.

“Unë i sugjeroj atij që të bëhet egoist dhe të rikthehet në 100% për të vazhduar të paraqitet me klubin dhe vendin e tij në të ardhmen”, tha Enrique.

“Është një vendim që jam menduar shumë, fola me të pak në ndeshjen Real Madrid – Sevilla, por vetëm për lëndimin. Unë dua ta mbaj bisedën e djeshme private, nuk është e lehtë të komunikosh diçka që nuk është pozitive për të, por unë duhet të mendoj çfarë është më mirë për skuadrën. Shpresoj që ky vendim të mos e ndikojë Kombëtaren”, përfundoi Jose Enrique.


Shtuar 24.05.2021 14:32