Antonio Rudiger ka bërë një gjest fisnik përpara Kupës së Botës.
Ai ka shkuar në Sierra Leone, vendilindja e nënës së tij dhe jep ndihmesën e madhe për fëmijët në nevojë.
Mbrojtësi i Real Madrid ka premtuar se do të dhurojë të gjitha paratë që janë të planifikuara që ai të fitojë me kombëtaren gjermane nga ky Botëror. 11 fëmijë janë në nevojë për të kryer një operacion shumë të rëndësishëm dhe Rudiger do t’i ndihmojë që të kenë një jetë më të mirë dhe t’i nënshtrohen operacionit.
Në bashkëpunim me organizatën gjermane “BigShoe”, mbrojtësi gjerman ka financuar trajtime komplekse dhe të shtrenjta që fëmijët të kenë një jetë më të mirë.
“Më dhemb kur shoh gjendjen e fëmijëve si rriten në Sierra Leone. Shtrembërimi korrigjohet me ndëryhrje përpara se pacientët të mund të ecin dhe të marrin pjesë në jetën shoqërore”, është shprehur Rudiger.
Jam mirënjohës për këto mundësi dhe e vlerësoj shumë pozicionin e privilegjuar në të cilin ndodhem. Të ndihmosh këtu është një çështje nderi për mua. Do të doja të zbatoja shumë projekte të tjera në Sierra Leaone me familjen time në të ardhmen”, ka përfunduar ai./ h.ll/albeu.com