Rama thur elozhe për zv.kryeministrin e Maqedonisë: Shqiptari më i mirë mes maqedonasve

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi në fund të fjalës së tij në mbledhjen mes dy qeverive.

Rama tha se po e bënte këtë falenderim në emër të ekipit të tij, teksa e quajti Artan Grubin “shqiptarin më të mirë mes maqedonsave dhe maqedonasin më të mirë mes shqiptarëve.”

“Dua të bëj një falenderim aspak protokollar për zv/kryeministrin e qeverisë tuaj, Artan Grubi, që e kryeson këtë proces të përbashkët nga ana juaj. Besoj është shqiptari më i mirë mes maqedonasve dhe maqedonasi më i mirë mes shqiptarëve…këtë e kisha detyrë ta përcillja në emër të ekipit tim”, tha Rama.


Shtuar 14.11.2022 11:06