Për Fode Ballo-Toure nuk ka më vend në ekipin kuqezi.
Mbrojtësi i krahut erdhi këtë verë nga Monaco tek Milan për shifrën e 4 milion euro. Mbrojtësi anësor nuk ka kënaqur klubin italian me performancën e tij dhe kështu klubi ka vendosur ta largojë.
Milan e ka nxjerrë në shitje 24-vjeçarin për në merkaton e janarit.
Në rastin e largimit të tij Milan do të hidhet në sulm për një mbrojtës krahu tjetër./h.ll/albeu.com