Empoli dhe Roma kanë mbyllur javën e gjashtë të Serie A. Ekipi i Mourinhos ka marrë një fitore të vuajtur, deri diku edhe me fat me rezultatin 1-2.
Kanë qenë miqtë që zhbllokuan rezultatin në minutën e 17 me një super gol të Dybala, por në fundin e pjesës së parë Empoli do të barazonte me Bandinellin.
Skuadrat shkojnë në pushim me rezultatin e barabartë, ndërsa pjesa e dytë nis me vendasit që kontrollojnë lojën dhe krijojnë më shumë raste, por pa mundur ta dërgojnë topin në rrjetë.
Pikërisht në momentin më të mirë të vendasve, Dybala shfaqet sërish dhe këtë herë në rolin e asistuesit për Abraham, me anglezin që nuk e ka të vështirë të mposhtë portierin në minutën e 71.
Roma do të ketë mundësine e artë vetëm 6 minuta më vonë për të shënuar edhe golin e tretë që do të “vdiste” ndeshjen, por Pellegrini gabon nga pika e bardhë.
Empoli rimerr veten dhe nis sërish ofensivën për të gjetur golin e barazimit dhe është akoma më e frikshme me Bajramin në fushë.
Vendasit do të godisnin është shtyllën 10 minuta nga fundi, ndërsa në minutën e 87 do të mbisnin me 10 lojtarë pasi Akpa Akpro do të ndëshkohej me karton të kuq.
Në minutat e mbetura edhe pse me një lojtar më pak, Empoli do të tentonte me Bajramin dhe Ismajlin, por njëherë për shkak të ndërhyrjes së mbrojtësve dhe njëherë për shkak të ndërhyrjes së portierit asnjë nga shqiptarët në fushë nuk do të arrinte të shënonte.
Rezultati përfundimtar do të ishte 1-2. Një fitore tejet e rëndësishme për Romën e Mourinhos që rikthehet te fitorja pas turpërimit nga Udinese./albeu.com