Elon Musk lini në Afrikën e Jugut, por ndërtoi perandorinë e tij të madhe të biznesit në Shtete e Bashkuara të Amerikës.
Ai fitoi plot 22 milion eur nga Zip2, një kompni e pritjes së faqeve në Internet dhe deri në 180 milion euro nga shitha e Pay Pay në Ebay.
Tani CEO i Tesla-s dhe njeriu më i pasur në botë sipas revistës Forbes shkaktoi një “tërmet” në Manchester gjatë orëve të para të së martës e deri të mërkurën.
Ai nëpërmjet një “Tweet” u shpreh se qëllimi i tij i radhës ishte të blinte klubin e Manchester United.
Ka “Tweet” i Musk shpëtheu duke marrë plit 500.000 pëlqime dhe po ashtu nxori në rrugë tifozët e çmendur të United.
Gjithësesi ëndrra e tifozëve të “Djajve të Kuq” do të zgjaste pak, pasi Musk do të shprehej se kishte bërë një shaka: “Është një shaka e gjatë në Twitter. Nuk po blej asnjë klub”, tha Musk.
Ai shtoi se United është klubi i preferuar i tij dhe nëse do të vendoste një ditë për të investuar në sektorin e sportit do të ishtë pikërisht Manchesteri.
“Nëse do të duhej të blija një ekip, ai do të ishte Manchester United. Është ekipi im i preferuar që kur isha fëmijë,” tha ai ./albeu.com