Ronaldo: Do vazhdojmë t’i ndjekim qëllimet deri në fund

Manchester United nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Chelsea në ndeshjen e Premier League. Pas këtij barazimi ka reaguar dhe ylli portugez Cristiano Ronaldo, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale është shprehure se përderisa jemi Manchester United asgjë nuk i ndalon dhe deri në fund do kërkojnë për qëllimet e tyre.

“Është ende rrugë e gjatë dhe asgjë e pamundur kur luan për Man Unitedin. Do vazhdojmë t’i ndjekim qëllimet deri në fund”, shkroi CR7.

Me këtë barazim djajtë e kuq ndodhen në kuotën e 18 pikëve në 13 ndeshje të luajtura, duke u pozicionuar në vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit. Sfidën e radhës në Premier League djajtë e kuq do e zhvillojnë kundër Arsenalit në fundjavë. /h.ll/albeu.com


Shtuar 29.11.2021 12:30