Ekuban shok skuadre me Cikalleshin?

Konyaspor, ekipi ku luan Sokol Cikalleshi ka piketuar për sulmin, Caleb Ekuban, sulmuesin 27-vjeçar të Genoas.

Një interes të fortë e pranoi edhe vetë trajneri i klubit turk.

“Do të isha shumë i lumtur nëse Ekuban do të vinte këtu. Ai është një nga lojtarët e mi të preferuar. Kur folëm me drejtuesit tanë, thashë se mund ta përdorim atë në çdo zonë sulmuese, ai di të luajë për ekipin dhe përshtatet. Do të isha shumë i lumtur nëse transferimi do të shkonte mirë, por nuk është një operacion i lehtë”. /albeu.com/


Shtuar 8.01.2022 09:05