Ekuadori është në telashe. Eduardo Carlezzo, një avokat i emëruar nga Federata Kiliane e Futbollit për të përfaqësuar interesat e saj, paraqiti provat kundër Byron Castill për falsifikim të kombësisë.
Federata Kiliane e Futbollit ka paraqitur një ankesë në FIFA për të denoncuar një parregullsi të rëndë nga ana e ekipit kombëtar të Ekuadorit. Castillo dyshohet se ka përdorur një certifikatë të rreme lindjeje, duke deklaruar një moshë dhe kombësi të ndryshme nga ajo e vërteta.
U konstatua se lojtari nuk ishte 23, por 26-vjeç dhe mbi të gjitha nuk ka lindur në Ekuador por në Kolumbi.
Nevojitet një dënim I shpejtë, pasi play off-i mes Australisë dhe Perusë do të luhet më 13 qershor. Nëse një ekip i Amerikës së Jugut do të shpëtohej, peruanët do të shkonin direkt në Katar, me Kilin e kualifikuar për të luajtur në play-off.
Italia, skuadra më e mirë në renditjen e FIFA-s mes të skualifikuarëve, ruan një shpresë të dobët për ndonjë mrekulli.
Si Kili ashtu edhe Ekuadori bëjnë të ditur se do të jenë të gatshëm të apelojnë nëse dënimi është kundër tyre./ h.ll/albeu.com