Ekipi spanjoll kërkon transferimin e Armando Sadiku

Armando Sadiku dhe Las Palmas mund të ndajnë rrugët, edhe pse klubi spanjoll synon ta mbajë në skuadër sulmuesin e kombëtares shqiptare.

Sadiku u aktivizua në 24 ndeshje (12 si titullar) dhe shënoi 4 gola, ndërkohë që tanimë për të ka edhe oferta ta tjera.

Në Spanjë raportojnë se për shërbimet e Sadikut interesohet Sporting Gijon. Për Sadikun do të ishte skuadra e tretë spanjolle, pasi më parë ka luajtur edhe me Levante e Malaga. /h.ll/albeu.com


Shtuar 20.06.2022 19:32