Edon Zhegrova në ekipin e vitit në Ligue 1

Edon Zhegrova pati një sezon fantastik individual në Francë me ekipin, Lille.

Ylli kosovar pati paraqitje mjaft të mira, duke qenë kyç për skuadrën e Paulo Fonsecas, shkruan Gazeta Express.

Zhegrova ishte pjesë e të nominuarve për futbollistin më të mirë të sezonit nga Ligue 1, por nuk e fitoi.

E ai u fut në ekipin e sezonit të Ligue 1 nga EA Sports.

Bashkë me të ishin edhe tre bashkëlojtarë të tij.

Me paraqitjet e tij, Edon Zhegrova ka zgjuar interesim nga shumë skuadra të mëdha evropiane dhe mund të ndryshojë ambient në afatin kalimtar të verës.


Shtuar 15.05.2024 16:52