Vetëm nesër Simone Inzaghi do të vendosë nëse do të grumbullojë Kristjan Asllanin për debutimin sezonal të Interit kundër Genoas.
Mesfushori shqiptar, që ka shfaqur shenja lodhjeje, ka bërë stërvitje të personalizuar edhe sot dhe për këtë arsye kushtet e tij duhen vlerësuar.
Vetëm nesër stafi mjekësor i Interit do të vendosë nëse Asllani do të grumbullohet për transfertën kundër Genoas, që do të luhet të shtunën në orën 18:30.
Konfirmohet mungesa e Zielinskit që do të rikthehet në dispozicion në ndeshjen e dytë kundër Leçes. De Vrij është gjithashtu jashtë: koha për holandezin megjithatë mund të jetë më e gjatë.