Sulmuesi i Genoa, Mattia Desto u bë protagonist dje gjatë ndeshjes Genoa-Verona e cila përfundoi 3-3, shkruan Corriere dello Sport.
Në shënimin e golit të tij të dytë, i cili e kishte ndalur rezultatin në çast në 3-2, Destro arriti të realizojë teksa duke mbajtur një shishe me ujë në duar.
Pas ndeshjes ai tha: “Kisha ngërçe, isha i lodhur dhe në fund nuk dija ku ta hidhja.
Një mbrëmje shumë e veçantë, veçanërisht pasi ishte debutimi i pronësisë së re amerikane, të cilën tifozët e Genoa nuk do ta harrojnë aq lehtë. /albeu.com/