Me emërimin e Carlo Ancelottit në stolin e Realit të Madridit, Antonio Conte humbi një mundësi të mirë për të marrë drejtimin e një tjetër klubi të madh pas largimit nga stoli i Interit. Për momentin opsionet që Conte të mos qëndrojë një vit pushim janë vetëm 2.
Emri i tij po përflitet gjithnjë e më shumë për t’u ulur në stolin e Tottenham Hotspur por edhe për presidentin e Spurs-ave Daniel Levy, italiani nuk është zgjedhje e parë. Gjelat kërkojnë të rikthejnë në Londër Mauricio Pochettinos i cili gjithashtu u ka kërkuar drejtuesve të PSG ta lejojnë të largohet për t’u rikthyer te Spurs por nuk ka marrë miratimin e drejtorit sportiv Leonardo i cili kërkojë ta mbajë gjatë argjentinasin në PSG.
Alternativë tjetër për stolin e Tottenham është edhe trajneri aktual i Ajaxit Eric Ten Hag i cili është në garë me Conten gjithmonë nëse nuk rikthehet Pochettino. Nëse PSG do të lejojë argjentinasin të largohet atëherë Conte mund të shndërrohet në favoritin kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës franceze, gjithsesi për momentin trajneri nga Lecce nuk e ka me ngut dhe do të shqyrtojë të gjitha ofertat.