Dybala shpjegon festën në nder të Michel Platini (FOTO LAJM)

Juventusi fitoi të martën mbrëma ndaj Zenit Saint Petersburg (4-2) , në kuadër të javës së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Bardhezinjtë kanë ecur mirë deri më tani që nga fillimi i kompeticionit, me katër fitore në katër ndeshje të zhvilluara.

Kundër klubit rus, Juve u ndihmua nga Paulo Dybala, e cili arriti të shënonte dy golat e parë të ekipit të tij, të 105-tin dhe të 106-tin me “Zonjën e Vjetër” që prej mbërritjes në vitin 2015.

Për të festuar golin e parë, Dybala u shtri në tokë, si një farë Michel Platini gjatë finales së Kupës Ndërkontinentale në 1985 kundër Argentinos Juniors.

“Nuk kishte mënyrë më të mirë për të festuar 124 vjet histori Urime Juve! Krenar që i jam bashkuar legjendës “Mbreti” Platini”, tha Dybala në Twitter . Dybala me dopietën e tij i kaloi francezin në renditjen e golashënuesve të klubit italian.

Image

Image

© SYRI.net


Shtuar 3.11.2021 16:55