Xhiroja e 14-të e Superligës së Kosovës vijon sot me dy ndeshje që pritet të sjellin rivalitet në garën për pikë.
Takimi i parë nis në orën 13:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, ku Feronikeli 74 pret Prishtinën.
Të lidhura
None found
Tri orë më pas, në orën 16:00, vëmendja zhvendoset në stadiumin me bari artificial në Gjilan. Atje, Gjilani dhe Drita do të përballen në derbin e Anamoravës, një ndeshje që ngjall gjithmonë interes të madh te tifozët.






