Aventura e PSG -së nuk po shkon siç ishte planifikuar dhe pak muaj pas transferimit nga Milani në Paris, Gigio Donnarumma pranoi për herë të parë të vërtetën e tij të pakëndshme: “Më lëndon të qenit në stol, më shqetëson rivaliteti me Navasin . Situata do të zgjidhet shpejt, jam i bindur”.
Në verë ai u largua nga Milani në një transfertë të lirë për një aventurë të re profesionale, në skenë si protagonist me ekipin e ëndrrave të krijuar nga PSG dhe shansin për të fituar Ligën e Kampionëve. Megjithatë, disa muaj më vonë, Donnarumma jo vetëm që aktualisht fiton më pak se sa i kishin propozuar kuqezinjtë (me mundësi rritjeje), por mbi të gjitha luan shumë më pak se sa pritej, i bllokuar në alternim me një tjetër portier të nivelit si Keylor Navas.
“Në Milan isha mësuar të luaja gjithmonë nga fillimi dhe nuk është e lehtë. Rivaliteti me Navasin më shqetëson, por nuk ndikon në performancën time. Ndonjëherë të jem në pankinë më dhemb, por situata do të zgjidhet”, u shpreh ai për “TNT sports”./h.ll/albeu.com