Gigio Donnarumma nuk e kupton situatën që po përjeton te PSG pai ai refuzoi disa oferta të rëndësishme për t’u bashkuar me kosto zero me klubin francez, i cili i kishte garantuar pronësinë.
E vërteta është se për Pochettino-n, titullari që luan në ndeshjet vendimtare është ende Keylor Navas, dhe megjithëse në fillim të sezonit ish- portieri i Milanit ishte i qetë kur e kuptoi se ishte pjesë e përshtatjes së tij, por tani ai po fillon të mos e pranojë të qënit zëvendësues i kosta rikanit.
Kjo situatë ka bërë që agjenti i tij të nisë mundësinë e largimit në formë huazimi nëse gjithçka vazhdon kështu, ndaj Raiola e ka diskutuar tashmë këtë çështje me Leonardon. Për momentin drejtori sportiv i ka kërkuar durim, aq më tepër që as nuk e dinë nëse Pochettino do të vazhdojë pjesën tjetër të vitit.
Për shkak të orarit të ngjeshur, dalja e gardianit italian në merkaton e dimrit është e përjashtuar por jo edhe aq për verën. Edhe pse Zidane është trajneri i radhës, Donnarumma nuk do të pranojë të jetë i pasigurtë, ndaj do të kërkojë një destinacion të ri në formë huazimi derisa numri 1 të jetë i tij.
Topi është në fushën e PSG-së, e cila në fund të vitit do të duhet të vendosë se çfarë do të bëjë me Keylor Navas, i cili nuk po ofron paraqitjet e tij më të mira këtë sezon. /albeu.com