Do të sfidojnë Italinë, Granit Xhaka: Pritshmëritë tona janë rritur, jemi më të fortë

Zvicra ka nisur punën për duelin me Italinë. “Helvetët” do të sfidohen me “Axurrët” ditën e shtunë në orën 18:00, sfidë e vlefshme për 1/8-at e Euro 2024.

Granit Xhaka ka theksuar se barazimi me Gjermaninë ka rritur pritshmëritë e tifozëve. Ndër të tjera ai theksoi se Zvicra ka karakter dhe mentalitet të fortë.

“Të them të drejtën, Zvicra ka fituar më shumë respekt falë ndeshjes me Gjermaninë dhe unë besoj se ngazëllimi i çmendur i gjermanëve pas barazimit është provë për këtë. Ne e mbyllëm fazën e grupeve me të fortë dhe me një lojë që ka nxjerrë në pah gjithë karakterin tonë. Nëse shohim se ku ishim 6 muaj më parë, sot shoh një skuadër me një mentalitet krejtësisht të ndryshëm”, ka theksuar Xhaka.


Shtuar 26.06.2024 21:53

Tags: