Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës informoi nëpërmjet rrjeteve sociale se ambasadori Eric Wendt është takuar me kreun e SPAK-ut, Klodian Braho.
Ky shkoi si takimi i parë i Wendt me numrin e parë të Strukturës së Posaçme.
Të lidhura
None found
Sipas diplomatit amerikan, prioritetet e presidentit Donald Trump janë të qarta: përballja me krimin ndërkombëtar, trafikun e narkotikëve dhe migracionin e paligjshëm.
Takimi u zhvillua në një moment kur Shqipëria përballet me kritika të shumta për qeverisjen dhe korrupsionin.
Në postimin e saj, Ambasada Amerikane theksoi se lufta kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm janë ndër prioritetet kryesore të presidentit Donald Trump.
Eric Wendt diskutoi me drejtuesit e SPAK-ut rëndësinë e institucioneve të pavarura në përballimin me këto sfida, si dhe rolin e partneritetit ndërmjet dy vendeve për ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë.
