Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, u takua sot me një delegacion kongresmenësh dhe kongresistesh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Diskutimet u përqendruan te siguria, krimi i organizuar, korrupsioni dhe mënyra e funksionimit të institucioneve shqiptare.
Gjatë takimit, Balliu u dorëzoi përfaqësuesve amerikanë një dosje të përbërë nga memorandum, dokumente dhe materiale të tjera, ku pasqyrohen çështje që ai i lidh me atë që e quan “narkoshteti i Edi Ramës”.
Të lidhura
None found
Materialet e paraqitura trajtonin lidhjet e pretenduara mes krimit të organizuar dhe strukturave shtetërore, duke përfshirë SHISH-in, Policinë e Shtetit, AKSHI-n dhe institucionet e sigurisë kibernetike. Në këtë kuadër u përmend edhe çështja Ergys Agasi–Vlora Hyseni. Sipas memorandumit, këto zhvillime lidhen me sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me partnerët e NATO-s.
Një kapitull tjetër i dosjes i kushtohej trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave, veçanërisht përmes ndërtimit dhe sektorit të pasurive të paluajtshme. Në dokument trajtohen gjithashtu pretendimet dhe materialet që lidhen me Sinaloan, si edhe kontaktet e përfaqësuesve të saj me nivele të larta të qeverisjes shqiptare. EXPLANATORY NOTE 5.10.2026.docx
Balliu paraqiti gjithashtu shqetësimet e tij për çështjen KAYO, duke vënë në diskutim integritetin e procedurave të prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe pasojat e mundshme të tyre për sigurinë kombëtare.
Deputeti demokrat deklaroi se problematikat e ngritura tejkalojnë kuadrin e debatit të brendshëm politik, pasi sipas tij prekin sigurinë rajonale, NATO-n dhe marrëdhëniet strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Një moment i veçantë i takimit ishte dorëzimi i dokumentacionit te secili prej kongresmenëve dhe kongresisteve pjesëmarrës. Balliu tha se u dha atyre kopja e plotë e memorandumit, së bashku me dokumentet dhe materialet shoqëruese.
Në mbyllje, ai u shpreh: “sot nuk u paraqita vetëm me deklarata politike, por me një dosje të plotë, me dokumente dhe me fakte”.
