Shtëpia e ankandeve, “Sotheby”, do të nxjerrë në ankand një fanellë të Diego Armando Maradona, që pretendohet se është ajo që pati veshur kur i shënoi Anglisë dy golat, njëri prej tyre i etiketuar si “Dora e Zotit”.
Vajza e “El Pibe d’Oro”, Dalma Maradona, ka deklaruar: “Nuk është fanella që babai im veshi në pjesën e dytë. Jam i sigurt që Hodge nuk e ka dhe e di kush e ka. Nuk dua ta them se kush e ka, sepse kjo është një çmenduri”.
Steve Hodge, ish-mesfushori Anglisë, e kishte në shtëpi fanellën që do të dalë në ankand nga 20 prilli deri në 4 maj dhe pritet të shitet për 4 milionë paund. Ai pretendon se e ka ndërruar me Maradonën.
Në lidhje me të ka folur edhe ish-bashkëshortja e legjendës argjentinase, Claudia Villafane. Për gazetën “Clarifin” ajo është shprehur:
“Është fjala jonë kundër e ish-lojtarit. Unë as nuk e besoj se atij i duhen paratë, veç nëse do t’i përdorë për ndonjë qëllim të mirë. Do të ishte mirë nëse Federata Argjentinase e Futbollit do ta blinte atë”. / h.ll/albeu.com