Gjykimi në themel për çështjen “Partizani” do të zhvillohet pas dy javësh, pasi asnjë prej avokatëve mbrojtës nuk ishte i pranishëm në seancë, për shkak se ata iu bashkuan bojkotit.
Protesta lidhet me rregulloren e re që ndalon avokatët të hyjnë në godinën e gjykatës me telefona celularë. Ndërkohë, raportohet se vetë anëtarët e trupës gjykuese janë parë duke përdorur telefona celularë.
Të lidhura
None found
Për këtë arsye, edhe seancat e tjera gjyqësore të parashikuara për sot po shtyhen.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzohet për korrupsion. Ndërsa Jamarbër Malltezi, dhëndri i tij, dhe biznesmeni Fatmir Bektashi përballen me akuza për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.
