Ditëlindja e parë, partnerja e Taulant Xhakës i bën të birit dedikimin emocionues (FOTO LAJM)

Vogëlushi i Taulant Xhaka dhe Arbnora feston ditëlindjen e parë dhe çifti nuk kanë hezituar ta urojnë me nga një postim në rrjete e tyre sociale duke i shprehur dashurinë dhe duke i treguar se ka qenë gjëja më e bukur që iu ka ndodhur në jetë.

Arbnora, ka ndarë me 30 mijë ndjekësit e saj fotografi nga fotosesioni që kanë realizuar për ditëlindjen e tyre të parë teksa shihet edhe torta e ditëlindjes.

“Gëzuar ditëlindjen e 1-rë për djalin tim të vogël, mikun tim më të mirë dhe dashurinë time të parë të vogël. Ju jeni një vjeç tashmë? Ku ka shkuar koha? Ju jeni gjëja më e mirë që na ka ndodhur ndonjëherë. Faleminderit që më bërë nënën më të lumtur. Te dua Klevis”, kanë qenë fjalët e Arbnorës fjalët e saj për djalin.

Ndërsa, Taulanti ka postuar vetëm dy imazhe të Klevis në profilin e tij në Instagram derisa i ka shoqëruar me dedikim plot dashuri për ditëlindjen e tij të parë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ARBNORA XHAKA (@__arbnoraaaaaa__)


Shtuar 25.03.2021 13:00