Di Maria nuk ia del, dëmtohet përpara ndeshjes ndaj PSG

Missimiliano Allegri ka marrë një lajm aspak pozitiv në prag të ndeshjes me PSG në Champions League, takim që është i vlefshëm për fazën e grupeve dhe do të luhet ditën e nesërme në orë 21:00.

Ish-i i madh i kësaj sfide, Angel Di Maria është dëmtuar dhe nuk do të mund të luajë ndaj parizienëve, me argjentinasin që doli i dëmtuar në ndeshjen ndaj Fiorentinës.

Për këtë përballje Di Maria nuk do të jetë as i grumbulluar, pasi Allegri në vend të tij do të marrë më vete Kostic. / h.ll/albeu.com


Shtuar 5.09.2022 15:55