DETAJE/ Caktohet data e vizitave mjeksore të Donnarummas te Juventusi

Milan ka krijuar një efekt domino tek portierët me largimin e Donnarumma dhe nënshkrimin e Maignan.

Gigio bëhet gati të nënshkruajë kontratën e re me Juventus që duket se është cështje kohe tashmë. Juventus po punon për transferimin e Szczesny në Premier League.

Donnarumma mund të jetë blerja e parë e Juventusit të Allegrit. Sipas Calciostyle.it, Donnarumma pritet të hënën në J Medical për të kryer vizitat mjeksore të cilat do të ndiqen nga firmosja e kontratës së re.

10 milionë euro pritet të përfitojë Gigio tek Juve dhe rreth 20 milionë euro do të jetë kaucioni i Raiolas i cili do të sjellë me parametër 0.

Rikthimi i Allegrit duket se ka përshpejtuar gjithcka pasi Max e konsideron si një pikë referimi për të ardhmen e klubit.


Shtuar 29.05.2021 10:26