Dhunohet i mituri në oborrin e shkollës (VIDEO)

Një nxënës në Kosovë është dhunuar në oborrin e shkollës “Dardania” në Prishtinë.

Nga pamjet e sherrit, shihet një numër nxënësish, teksa njëri prej tyre grushton e të tjerë e shkelmojnë një të mitur.

Një pjesë e kësaj ngjarje shihet se ka ndodhur në oborrin e shkollës, ndërsa një moment tjetër i rrahjes ka vazhduar jashtë oborrit.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast por të njëjtit deri në publikimin e këtij lajmi nuk kanë kthyer përgjigje.


Shtuar 29.05.2021 10:23

Tags: ,