Dështoi kudo, Frank de Boer heq dorë nga puna si trajner

Karriera e Frank de Boer si trajner përfundon këtu. Pasi drejtoi Interin, Crystal Palace, Atlanta United dhe përfaqësuesen e Holandës, duke mbyllur Kampionatin Europian në raundin e 1/16-ave, holandezi ka vendosur t’i përkushtohet diçkaje tjetër.

Konfirmimi erdhi nga përfaqësuesi i tij ligjor,  Guido Albers:

“Ai nuk ka më ambicie për të punuar si trajner. Është shumë i vlefshëm me punën e tij në fushë, shumë lojtarë të ekipit kombëtar holandez, me të cilët kam folur, e konfirmuan këtë për mua, por ai nuk është në gjendje të menaxhojë një grup me shumë lojtarë dhe të durojë presionin e gjithanshëm. Mendoj se Frank mund të bëjë një ndryshim në rritjen e të rinjve, në fushën e stërvitjes ai është një nga më të mirët “.


Shtuar 16.09.2021 08:31